Prokurori i Shtetit në raportin 24 orësh të tij njofton se nga prokuroritë themelore, janë ngritur dyzetetre (43) aktakuza kundër dyzeteshtatë (47) personave për vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 18 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 6 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për trembëdhjetë persona të dyshuar, transmeton Arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 28 Gusht 2020 –Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur dyzetetre (43) aktakuza kundër dzyeteshtatë (47) personave për vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona të dyshuar dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për trembëdhjetë (13) persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për shtatë (7) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona të dyshaur dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj katër (4) personave dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza, kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, në dy raste të ndara, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) perosn të dyshuar dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.
2. Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, në dy raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, një (1) person me
dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe, një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe
analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprën penale “Vrasja e rëndë në bashkëkryerje”. Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person,
për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Vrasja e rëndë në bashkëkryerje”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
3. Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për shkak dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për shkak dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
4. Prokuroria Themelore Pejë:
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj katër (4) persona për veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”.
Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar, për veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza, kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për këto vepra penale:
Trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dëmtimi apo asgjësimi i pasurisë’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’.
6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, Prokuroria Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ”Lëndimi i rëndë trupor” dhe një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Sulmi” sipas KPRK-së.
7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tre (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale “Rezikimi i trafikut public”
Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikeve ,supstancave
psikotrope ose analoge “
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Vjedhje e shërbimeve”.
8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” sipas
KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi,
këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe “ në pronësi, kontroll ose posedim
të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të
armëve”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”./Arbresh.info/
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...