Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave, për vepra të ndryshme penale, transmeton arbresh.info.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë (10) persona, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) të pandehurit me inicialet M.F. për veprat penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 paragrafi 1 të KPRK-ë, lidhur me veprën penale, “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, nga neni 372 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së).
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen e veprës penale ”Sulmi ndaj personit zyrtar” nga neni 402 paragrafi 1 të KPRK-së, si dhe , ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Vrasje” nga neni 172 të KPRK-së.
Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprave penale “Kanosje“ dhe “Sulm“. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur njëzetë (20) aktakuza kundër njëzetë (20) personave, për vepra të ndryshme penale.
Aktakuzat:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) të pandehurit me inicialet M.F. për veprat penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 paragrafi 1 të KPRK-ë, lidhur me veprën penale, “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, nga neni 372 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së).
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Tre (3) persona janë ndaluar nga prokurori i shtetit për 48 orë nën dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm. Dy (2) persona janë ndaluar për 48 orë për shkak të veprës penale “Kanosje ndaj personave zyrtar”. Një (1) person i dyshuar është ndaluar 48 orë për shkak të veprës penalen “Dhunë në familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Vjedhja e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë se huaj”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Sulmi ndaj personit zyrtar” nga neni 402 paragrafi 1 të KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Vrasje” nga neni 172 të KPRK-së.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprave penale “Kanosje“ dhe “Sulm“.
Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetë (20) aktakuza kundër njëzetë (20) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare“;
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve“;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi “;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës“;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje pylli “;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“;
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosje“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulm“.
//////
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...