“Për 18 vite e pres Vitin e Ri këtu. E presim Vitin e Ri qysh pritet brenda burgut, ne punojmë këtu, merremi më aktivitete të tjera. Jemi shumë të afërta mes veti, kalojmë mirë, probleme s’kemi,” shprehet për arbresh.info kjo e dënuar.
Ajo kërkon nga presidenti, Hashim Thaçi, të jetë më i mëshirshëm me gratë kur trajton kërkesat për falje të dënimit.
“Kisha kërkuar që të kemi disa të drejta ma shumë. Kërkoj nga Presidenti të shqyrtojë mundësin për falje, pasi që unë aplikoj që 10 vite, por asgjë. I fal meshkujt ma shumë ndërsa të ne femrat vetëm 1 person. Kërkoj që edhe vikende të ketë më shumë pasi ne i kemi vetëm 7 ditë në vite, mbasi të kryejmë gjysmën e dënimit”.
Banimi në një dhomë më tri “cimere”, siç i quan e dënuara tjetër , është bërë tashmë vendi më i ngrohtë për të shprehur emocionet dhe dhimbjet në të njëjtën kohë.
Ajo rrëfen për arbresh.info momentet se si e presin festën e ndërrimit të vitit në një vend të mbyllur, por të cilin tashmë e kanë kthyer në një ambient feste.
“Po kemi fillua përgatitjet për festë, mblidhemi bashkë të gjitha natën e vitit të ri edhe festojmë, normal që s’na e përmbush njëjtë si n’shpi po mundohemi që njëra tjetrës të ja heqim dhimbjen. Këtu edhe punojmë në kohën e lirë. Kemi vizitat një herë një javë dhe takohemi me familje. Ma vështir e kemi kur ndahemi prej tyre”.
Rrëfimin ajo e vazhdon me emocione në momentin kur fillon të tregojë ditën e vizitave, ku të dënuarat për pak qaste takohen më të afërmit e tyre.
“Është dita e shtunë që e kemi ditën e vizitave, familjet vinë për një orë dhe i takojmë. Pasi të kthehemi nga takimi më ta ne mundohemi të ngushëllojmë njëra tjetrën”.
E krejt në fund të rrëfimit, edhe kjo grua ka një lutje për presidentin, Hashim Thaçi.
“Si burg nuk është qysh menojnë njerëzit, pasi që ne i kemi të gjitha përveç lirisë. Kërkojmë nga Presidenti që të ketë falje pak ma shumë për femrat. Po ashtu edhe për lirimin me kusht, sepse kur caktohen seancat për femra nuk kemi as një arsye pse po shtyhen, dhe cila është arsyeja”.
Nëse muret e larta dhe gjembat që rrethojnë hapësirën e 40 të burgosurave në Qendrën Korrektuese në Lipjan të krijon përshtypjen e një vendi të zymtë e pa jetë, përbrenda këtij burgu jeta ka tjetër kuptim.
Korridoret të japin përshtypjen se je në një nga dyqanet e stolive të fundvitit, e jo në një qendër korrektuese ku banojnë të dënuarat për raste të ndryshme.
Edhe këtu ka filluara festa dhe zhurma e fundvitit, ndonëse jo më të njëjtin ritëm si jashtë mureve të këtij burgu.
Vendi që i mbledh dhe ku i bënë të harroj për pak minuta arsyen se pse janë të mbyllura është salla e ndejës.
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...
Parashikimi i moti në Shqipëri
Anisa e kallë atmosferën me lëvizje sensuale