Sot në OJQ Labyrinth, u mbajtë debati publik mbi drogat, organizuar nga OJQ Labyrinth, në kuadër të rrjetit rajonal ARYSEN. Në diskutim u prezantuan dy draft dokumente të zhvilluara nga OJQ Labirinti në kuadër të projektit Arysen.
“Dokumenti i parë përfshinë një raport të kornizës ligjore dhe gjendjes aktuale për mbrojtjen e të rinjve në rrezik nga përjashtimi social. Dokumenti i dytë paraqiti një udhëzues për shërbyesit social për rreziqet e mundshme, standarded dhe udhëzimet e trajtimit të lëndëve që kanë të bëjnë me fëmijët dhe të rinjtë që jetojnë në familjet me histori konflikti me ligiin dhe/ose varësi droge”, thuhet në njoftimin për media.
Kjo organizatë thotë se nga viti 2002 deri në vitin 2017 në data bazën e tyre kemi 1205 klientë të regjistruar, nga këta klientë, 85 (7.05%) e tyre janë të regjistruar si të vdekur.
“Prej 85 klientëve të regjistruar si të vdekur, 77 (90.58%) janë meshkuj dhe 8 (9.42%) janë femra. Të gjithë klientët e regjistruar si të vdekur ishin polydrug users, përpos heroinës që ishte drogë primare e të gjithëve ata po ashtu kishin përdorur: Metadon, THC, Trodon, Kokainë, Benzodiazepinë, Ekstazi, Heroinë dhe Kokainë bashk (Koktel), Amfetaminë, Krak, Antiparkinson, LSD, Buprenorfinë, Ketaminë dhe Morfinë. 65.88% ose 56 klientë të regjisturar sit ë vdekur substancën e parë kanë pasur THC, 24 ose 28.23% me heroinë dhe 5 ose 5.88% kishin filluar me kokainë”, thuhet tutje.
Jetëgjatësia e popullatës të Kosovës llogaritet të jetë rreth 76.7 vite, kurse jetëgjatësia e klientëve të vdekur ose 0.0046% e tërë popullatës të Kosovës është 33.57.
Ndër arsyet e vdekjeve ishin:
· Mbidoza fatale (70 klientë ose 82.95%);
· Vetëvrasje (7 klientë ose 8.23%);
· Probleme shëndetësore (5 klientë ose 5.88%) dhe;
· Të vrarë (3 ose 3.52%).
Koha mesatare nga fillimi i përdorimit të substancës të parë deri tek fillimi I përdorimit të heroinës është 2.16 vjet.
Shqetësimi kryesor sipas kësaj organizate është që aktualisht është prezent trendi i përdorimit të njëkohshëm i shumë llojeve të drogave, e cila është shumë e rrezikshme dhe mund të çoj deri në overdozë fatale.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...