Administrata Tatimore e Kosovës, ka shënuar rritje të jashtëzakonshme në mbledhjen e të hyrave për periudhën janar-tetor 2024, duke mbledhur 83.5 milionë euro më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Të hyrat totale për dhjetë muaj kanë arritur në 821.3 milionë euro tatime.
Në njoftimin e ATK-së, thuhet se kjo rritje paraqet një progres të dukshëm në përpjekjet e vazhdueshme për përmirësimin e mbledhjes së të hyrave dhe rritjen e efikasitetit së këtij institucioni.
“Përmbushja vullnetare e obligimeve tatimore vazhdon të mbetet prioritet kryesor, duke u siguruar që tatimpaguesit të paguajnë shumën e saktë të obligimeve tatimore, por edhe ndërmarrja e veprimeve të duhura ligjore ndaj tatimpaguesve mospërmbushës mbetet prioritet”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv
Reformat e realizuara vitet e fundit, ofrimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, rritja e përgjegjësisë dhe llogaridhënies janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në rritjen e të hyrave.
ATK iu bënë thirrje të gjithë tatimpaguesve që t’i kryejnë obligimet tatimore, në mënyrë që mos të bëhen objekt i gjobave dhe ndëshkimeve të parapara me ligj. Gjithashtu falënderon të gjithë tatimpaguesit të cilët i kryejnë saktë dhe me kohë obligimet tatimore.
WhatsApp po punon për ta bërë më të shpejtë dërgimin e fotov...
Fitorja e Trumpit, Kokalari: Hashim Thaçi dhe të tjerët së s...
Vaji i jargavanit – Ul temperaturën dhe lufton depresionin
Pacolli tregon për festën në Mar a Lago për nder të presiden...
Kosova mposhtet në ndeshjen e parë të fazës së dytë kualifik...
Amerikanët prezantojnë një bateri për automjetet elektrike m...