Për 10 muaj, 190 persona janë raportuar të zhdukur në Kosovë

08:02 | 12 Nëntor 2019
Arbresh.info

Janë 190 raste të personave të zhdukur që janë raportuar në Policinë e Kosovës për 10 muaj të vitit 2019.

Rasti i fundit është i Remzije Mustafës, 59 vjeçares nga Prishtina e cila është raportuar si e zhdukur që nga data 6 nëntor, raporton arbresh.info.

Ajo është duke u kërkuar nga familjarët dhe policia. Por, edhe pas gjashtë ditëve si e zhdukur, nuk ka ndonjë informacion për vendndodhjen e saj.

Si ky rast, Policia e Kosovës vazhdimisht raporton në raportin 24 orësh.

I pyetur për këto raste, Policia e Kosovës thotë se në rastet më të shpeshta personat e zhdukur lajmërohen se ku ndodhen.

Sipas policisë, shumica e rasteve janë kur personat largohen nga shtëpia pa lajmëruar familjarët.

“Në shumicën dërmuese të rasteve pas pak ditësh gjendet se ku është ,,personi i zhdukur”, pra shumë nga to janë thjeshtë raste të largimeve nga shtëpia për shkaqe të ndryshme pa lajmëruar familjarët”.

Krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit deri me datën 20.10.2019 janë raportuar 57 raste më pak se gjatë vitit 2018.

Sipas policisë në vitin 2018 janë raportuar 247 raste të personave të zhdukur.

“Policia, gjatë këtij viti ( 2019) deri më 28.10.2019, ka iniciuar rreth 190 raste të tilla, ndërsa gjatë 2018 kanë qenë ë raportuara 247 raste”, thuhet në përgjigjen e zyrës së mediave në Policinë e Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme