Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë, Rahovec dhe Malishevë që nga 13 nëntori, ka shqiptuar 2 mijë e 45 dënime mandatorë, si dhe ka dhënë një numër të konsideruar të vërejtjeve për shkelësit e orarit të kufizimit të lëvizjes, për ata që kanë zhvilluar aktivitete në mjedise private dhe për ata që nuk kanë bartë maskat mbrojtëse.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë si pjesë e rëndësishme dhe kyçe në implementimin e strategjisë të Qeverisë së Kosovës, për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë Covid-19, thuhet se ka qenë në nivel të përgjegjësive që ka, qoftë duke mbështet mekanizmat tjerë, shëndetësor, inspektorëve komunal dhe atyre rajonal dhe institucioneve tjera për kryerjen e detyrave të tyre, po në të njëjtën kohë me veprimet drejtpërdrejta ka luajtur dhe luan rol shumë të rëndësishëm në uljen e faktorëve për përhapjen e kësaj pandemie.
“Policia si rezultat i një pune të madhe policore, më vërejtjet e saja ndaj qytetarëve ka ndikuar në shkallën e vetëdijesimit, ndërgjegjësimit dhe ngritjen e nivelit të respektimit të masave të nxjerra nga Qeveria e Kosovës, por nuk ka anashkaluar dhe sanksionimin e qytetarëve të pandërgjegjshëm në përputhje më dispozitat ligjore”, thuhet në një njoftim për media./Express/
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!