Gjatë vitit 2019, numri i grave të prekura me kancer të qafës së mitrës, ka shënuar rritje për 3-4 për qind më shumë se në vitin 2018.
Drejtori i klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, thotë për Ekonomia Online, gjatë vitit 2019 kanë trajtuar rreth 100 raste me kancer të qafës së mitrës.
“Viti 2019 ka shënuar një numër pak më të lartë se viti 2018 dhe numri i femrave me kancer të qafës së mitrës dhe me mitër, ne i kemi ato bashkërisht edhe me organet tjera me vezoret është diku 130-140 raste prej tyre diku 100 janë kancer i qafës së mitrës dhe ky numër është për 3-4 për qind më i lartë se vitin 2018”, tregoi Kurtishi.
Sipas Kurtishit, kanceri i qafës së mitrës, sikurse të gjitha llojet e kancereve, atakojnë më së shumti moshat mbi 50 vjet. Mirëpo, ai thotë se ka një ngritje edhe sa i përket numrit të pacienteve të cilat diagnostikohen nën moshën 50-vjeçare.
Madje, Kurtishi theksoi se një gjë tjetër shqetësuese është kur një numër i madh i grave paraqiten me vonesë, kur nuk ka pastaj mundësi operimi.
“Kanceri i qafës së mitrës është sikur të gjitha llojet e kancerit është sëmundje e cila atakon më shumë moshat mbi 50 vjet, mirëpo, në Kosovë ka numër në ngritje edhe të moshave ndër 50 vjet, sidomos nën moshën, rastet që janë më problematike ndër moshën 40 vjeçare por ajo që është shqetësuese tek ne është një numër jo i vogël i atyre grave të cilat vijnë në gjendje të paoperueshme, kur qafa e mitrës, kur tumori infiltron strukturat përreth dhe kur nuk ka mundësi operimi”, tregoi onkologu.
Më tej, ai thotë se nëse shfaqja e sëmundjes është në moshë më të re, edhe agresiviteti është më i madh.
“Në përgjithësi të gjitha llojet e tumoreve sa të shfaqen në mosha më të reja atëherë agresiviteti është më i madh dhe prognoza është jo e mirë”, thotë Kurtishi.
Për këtë, Kurtishi bën apel që të gjitha gratë të cilat kanë probleme me organet gjenitale, të lajmërohen sa më herët te mjeku, në mënyrë që të diagnostikohet sëmundja sa më herët.
“Bëjmë apel që gratë, femrat në përgjithësi të cilat kanë probleme të ndryshme me organet gjenitale të lajmërohen sa më herët te mjeku të mos hezitojnë te mjeku familjar dhe pastaj të vazhdojnë kontrollet e zakonshme sidomos nëse kanë shenja të vazhdueshme të dhimbjeve psh, jo vetëm gjatë periudhave të ciklit menstrual por edhe jashtë periudhave, nëse kanë ndonjë gjakderdhje jo normale , të lajmërohen menjëherë te mjeku të gjendet shkaku dhe sëmundja sa më herët”, tha ai.
Kurtishi më tej tregoi se një e treta e sëmundjeve malinje në botë mund të prevenohen.
Një nga mënyrat e prevenimit të tyre është edhe aplikimi sistemit të screeningut, për të cilën ai thotë se mendojnë të fillojnë sa më shpejtë me këtë metodë.
Kjo do të ndihmonte që sëmundja të zbulohet më herët dhe mundësia për mjekim të jetë pothuajse 100 për qind.
“Në përgjithësi një e treta e sëmundjeve malinje sot në botë mund të prevenohen, kjo shumë varet edhe prej nivelit të zhvillimit të shëndetësisë në shtetet e ndryshme prej nivelit të vetëdijes dhe kostos se sa investon shteti për këto sëmundje. Kjo mund të prevenohet nëse bëhen kontrollet rutinë dhe sidomos me aplikimin e sistemit të scriningut sidomos ne mendojmë që të fillojmë sa më shpejt edhe me scrining të qafës së mitrës pasi që sëmundja mund të zbulohet shumë herët dhe mjekimi të jetë gati 100 për qind”
“Me scrinig të qafës së mitrës jo vetëm qafës së mitrës por edhe të gjirit , shpresojmë të fillojmë është program nacional dhe bordi nacional për tumore ka bërë një punë për kancer të gjirit dhe qafës së mitrës , ndoshta fillojmë këtë vit ose vitin tjetër dhe kjo do të na lehtësonte shumë punën dhe zbulimin e rasteve në stadë shumë të hershme të sëmundjes”, tregoi ai.
Kurtishi tregoi se kjo sëmundje mund të parandalohet me aplikimin e një vaksine, por që e cila mund të ndikojë vetëm tek gratë të cilat nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale.
“Si metodë tjetër preventive sidomos në vendet e zhvilluara meqenëse është vërtetuar se shkaktari i kësaj sëmundje është një lloj virusi, ne i themi HVP, virusi 16 dhe 18 atëherë me aplikimin e një vaksine sidomos te femrat të cilat nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale dmth kjo sëmundje mund të prevenohet pasi që ky virus është ndër shkaktarët kryesor të kancerit të qafës së mitrës”, tha onkologu.
Në anën tjetër, zyrtarë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në një përgjigje me shkrim për Ekonomia Online, thonë se ky institucion planifikon të përfshijë vaksinën kundër HPV-së, që është përgjegjësi kryesor i kancerit të qafës së mitrës, në Programin e Zgjeruar të Imunizimit.
“Vaksina kundër Papilloma virusit njerëzorë veç është në plan te veprimit, arsyeshmëria është punua, vaksina është përfshi në listën esenciale të barnave nga MSh. Jemi duke punuar ne procedurat tjera ne vazhdim. Hulumtimet e bëra deri më tani që nga fillimi i aplikimit te vaksinës sipas OBSh-s është treguar si vaksinë me sukses shumë të lartë në parandalimin e infeksionit me HPV gjegjësisht parandalimin e kancerit të qafës së mitrës. Me qenë se HPV është shkaktari kryesore në paraqitjen e karcinomes së qafës së mitrës atëherë vaksina na mbron nga infeksioni me HPV”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Kanceri i qafës së mitrës është kancer që e ka zanafillën në qafën e mitrës. Ky kancer vjen si pasojë e rritjes anormale të qeliza, të cilat kanë aftësinë të pushtojnë apo të përhapen në pjesë të tjera të trupit.
Përgjithësisht, ky lloj kanceri nuk ka simptoma të hershme. Simptoma më të vonshme mund të përfshijnë: gjakderdhje anormale vaginale, dhimbje barku ose dhimbje gjatë aktit seksual.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...