Fatura ju erdhi më e lartë, por këtë po e ka problem për ta paguar pensionisti, Eset Hajrullahu.
60 euro më shumë më ka ardhë vetëm këtë muaj, për 10 ditë sa ka hyrë në fuqi çmimi i ri i rrymës thotë Hajrullahu.
“199 euro a kom pagua gjithë 120 për dhjet ditë afër 60 euro më shumë. 180 euro pension duhet edhe 10 euro për më pagua. Sot dolëm më proteus, s’pres kurrgjë”, ka thënë ai për Arbresh.info
Njëjtë problem për më pagua faturën e re të rrymës, e ka edhe Ymer Morina.
Pas protestës kundër shtrenjtimit të rrymës, Morina u shpreh i habitur pse qytetarët nuk po dalin në protestë.
“ Mos më pas djalin unë më çka më pagua, unë 100 gruaja 100 euro. Habitna pse populli s’del më protestua”, thotë Morina.
Edhe Enver Prenku nga Obiliqi, thotë se faturën e re të energjisë elektrike e ka të pamundur për ta paguar.
Ai rrëfen se më një pagë duhet ti shkolloj edhe fëmijët.
“Qeveria duhet të ndërmerr ndonjë hap. Unë jam punëtor i shkollës pagat i kemi të vogla. Më këto paga s’mundemi më ja dal më pagua pasi kom edhe fëmijët më i shkollua. Populli është na hallë”, tha ai.
Në sheshin “Zahir Pajaziti”, një grup qytetarësh kanë protestuar sot kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Qytetarët duke brohoritur “Asnjë cent ma shumë”, kanë marshuar drejt sheshit “Skënderbeu”, para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Kujtojmë se bordi i ZRrE-së ka miratuar ngritjen e çmimit të energjisë elektrike, në mbledhjen e mbajtur sot.
Me vendimin e marr, çmimi i energjisë elektrike është rritur për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kËh.
Për ata që konsumojnë mbi 800 është tarifa e lartë prej 12 cent dhe tarifa e ulët 6 cent. Njëkohësisht edhe në deri 800 tarifa e ulët prej 3 cent dhe tarifa e lartë prej 7 cent./arbresh.info/
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...