Udhëzimi administrativ për kategorizimin e pensionistëve kontributdhënës, i miratuar dy vjet më herët, po vazhdon të sjellë një varg problemesh për pensionistët e kësaj kategorie.
Pensionisti Meleq Ymeri nga Dragashi thotë se Ministria e Punës nuk po ia njeh diplomën e Fakultetit Juridik, në të cilin kishte diplomuar në vitin 1991, raporton KTV.
Ymeri thotë të jetë ankuar edhe në qeveri, por askush nuk e mori parasysh.
Zyrtarë të kësaj ministrie nuk kanë pranuar të flasin para kamerës, pasi sipas tyre, të gjitha sqarimet janë në këtë udhëzim, pa dhënë detaje pse është vendosur ky vit.
I njëjti udhëzim nuk njeh diplomat e marra pas 1 janarit të vitit 1991.
Ndërsa Meleq Ymeri kishte diplomuar në fund të shtatorit të po atij viti, duke iu njohur vetëm shkollimi i lartë, por jo edhe ai superiori, ku përfshihet edhe përfundimi i fakultetit.
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin