Google ADS

Pensionistët reagojnë për humbjen e mbi 85 milionë eurove në Trust

08:57 | 15 Janar 2019
Arbresh.info

Pensionistët kosovarë kanë reaguar ndaj humbjes së mbi 85 milionë eurove të kontributdhënësve të deponuara në Trustin Pensional.

Kryetari i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi përmes një reagimi ka thënë se ky është fillim i dështimit të strategjive globale të institucioneve financiare, shkruan arbresh.info.

“Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, përkitazi me humbjet e rreth 85 milion euro në dëm, të kontributdhënësve të deponuara në Trustin Pensional. Këto ditë mjetet e informimit publik, publikuan lajmin se fondi pensional i Kosovës në tregjet financiare të Evropës dhe më gjerë i humbi rreth 85 milion euro. Humbjet e paralajmruara, nga byrokracia e shërbimit në fjalë, janë vetëm fillimi i dështimeve të strategjive globale të institucionëve financiare e zhvillimore në nivel vendi. Kjo është edhe një dëshmi se sa janë larguar nga baza kastat e larta nga taksapaguesit punonjës dhe popullit të tyre, duke u ndarë dhe duke mos i kuptuar krijuesit e vlerave të reja me punën dhe ndjersën e tyre”, thuhet në reagim.

Ai gjithashtu ka kërkuar që kontributet pensionale të investohen në Kosovë.

“ Të nderuar kontributpagues, punëdhënës dhe punëmarrës-pronar të këtyre vlerave financiare, e ndajmë edhe mendimin e Juaj, se më mirë do të ishte që kontributet pensionale së paku një pjesë e tyre, të investohen në zhvillimin e Kosovës me garanca shtetërore, se sa ato vlera monetare Kosova e varfër ti financoj në tregjet e dyshimta financiare të Evropës dhe më gjerë. Pensionistët pysin përgjegjësit kompetent si është e mundur që të kërkojmë investime nga jashtë, ndërsa parat tona(kontributet pensionale) i ruajmë dhe investojmë përtej Republikës së Kosovës”, thuhet më rtej në reagimin e Kajtazit.

Ndryshe i pari i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës ka kërkuar ngritje të vetëdijes dhe përgjegjësisë në punët që janë në interes të qytetarëve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme