Komuna e Prishtinës thotë se pensionistët e lagjeve ‘Arbëria’ dhe ‘Kodra e Trimave’, duan qendra ditore.
Ne kemi vizituar disa nga qendrat ekzistuese, dhe kemi parë nga afër se si pensionistët e kalojnë kohën aty.
Menaxherja e qendrës më të madhe që gjendet në ‘Tophane’, Besa Sinani, tregon se në këtë qendrër shërbehen 250 shujta ditore.
“Këtu shërbehen 250 shujta ditore për të moshuarit çdo ditë nga ora 13:00, por edhe për rastet me nevojë, nga e hënë e deri të dielen kemi menu të ndryshme të ushqimit”, deklaroi Sinani për arbresh.info.
Qendrat ditore për të moshuarit në Komunën e Prishtinës kanë filluar të ndërtohen në vitin 2018, më saktësisht është hapur qendra e parë në Tophane.
Sipas autoriteteve komunale, aty është numri më i madh i vizitorëve.
Komuna e Prishtinës tash e katër vite ka hapur qendrën e parë për të moshuarit. E deri më tani janë hapur katër qendra ku pensionistët mund të qëndrojnë dhe ta kalojnë kohën e tyre.
“Kemi vazhduar edhe në Aktash dhe në Breg të Diellit çdo vit kemi filluar me hapjen e një qendre të re. A Aktualisht i kemi katër qendra ditore për të moshuarit në Komunën e Prishtinës. Normalisht që kërkesat dhe nevojat edhe më të mëdhaja që të kemi edhe më shumë qendra ditore. Jemi në këto faza që të bëjmë hapjen edhe më tej të qendrave ditore për të mosharit. Normalisht kërkesat janë të mëdhaja sidomos nga të moshuarit e lagjes Arbëria, Kodra e Trimave të cilët frekuentojnë në qendrën Tophane, ku gravitojnë më shumti të moshuarit duke parasysh me këto tre qendrat e tjera që i kemi”, ka treguar Drejtoresha për
Mirëqenie Sociale, Adelinë Sahiti në një intervistë për arbresh.info.
Pensionistët e Komunës së Prishtinës kanë thënë që janë të kënaqur me këto qendra. Ata tregojnë që aty kanë gjetur edhe shoqëri, dhe po kalojnë kohë shumë të mirë së bashku.
“Na te shtëpia mërzitem qaty, vina këtu, mirë na presin me fjalë, qajat i kena pa pare, bile-bile na jepin edhe hurme me veti mi qu në shtëpi”.
Sipas Sahitit, këto qendra janë mjaft të përshtatshme për qëndrim ditor të moshuarve.
“Këto qendra janë mjaft të përshtatshme për qëndrim ditor të moshuarëve, aty i’u ofrohen lojëra të ndryshme si, shahë domino, pastaj ajo tregon se aty, shërbehen edhe me qaj kafe dhe ushqime që ndoshta ata i dërgojnë edhe për njëri tjetrin. Këto qendra ditore ne aktualisht jemi duke i shfrytëzuar si vend ku rastet sociale në Komunën e Prishtinës i marrin shujtat e tyra ditore”, ka thënë Sahiti.
Në qendrën që gjendet në Pejton, ka edhe pensionist që janë të kënaqur me shërbimin që i’u ofron qendra por kanë edhe disa pa kënaqësi.
“Komuna duhet me marrë pak obligim këtë qendër me na i pru do shaha të mirë, do letra të mira, edhe kena problem me derën se qelet mrena, po duhet mu lepit për muri për me hi nbanjo”, ankohet një pensionit.
Por, drejtoresha Sahiti thotë se pensionistëve ju mundësohet pjesëmarrja në shumë organizime rekreative.
“Kemi pasë aktivitete të ndryshme duke i dërguar ata në kinema për të parë një film, duke i dërguar në teatro për të parë një shfaqje teatrale, e po ashtu duke bërë edhe vizita nëpër qendra të ndryshme të Kosovës në ambiente ku të moshuarit e gjejnë veten dhe e kalojnë një kohë mjaftë të vlefshme”, ka thënë Sahiti.
Rikujtojmë se gjatës kohë së pandemisë qendrat për të moshuarit janë mbyllur, për t’u hapur sërish me lirimin e masave anti-COVID19./Fjolla Bajraktari/arbresh.info/
Musk konfirmon funksionalizimin e Starlink-ut në Kosovë R...
Antidroga në Prishtinë gjen një sasi të kokainës dhe një rev...
Starlink në Kosovë, Kurti: Një hap i madh për infrastrukturë...
Kurti dhe Murati mbajnë konferencë për media
Gjuajti disa herë në ajër dhe e hodhi armën nga vetura, arre...
Drita pret Feronikelin ’74, në Suharekë luhet derbi i qyteti...