Pensionet e veteranëve, Gucati: Rrej ata mu, unë rrej shokët e mi. Boll ma!

09:24 | 3 Nëntor 2017
Arbresh.info

Edhe pse rishikimi i buxhetit për vitin 2017 është miratuar në tërësi dhe pensionet e veteranëve ishin paralajmëruar që do të dalin këtë javë një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Kështu ka thënë për arbresh.info, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

Ai ka thënë që po i vjen keq nga shokët e tij pasi që më as vet nuk është në dijeni se kur do të dalin pensionet e veteranëve pasi që siç thotë kjo punë është pështjell shumë.

“Boll më ke me rrena të tyre, u mytën tuj na rrejt, edhe unë po rrej, rrej ata mu pastaj edhe unë po i rrej shokët e mi dhe me të vërtetë po më vjen keq prej tyre”, ka thënë ai.

Gucati ka pohuar se nëse deri më shtatë nëntor nuk do të dalin pensionet, ai do të thërret protestë dhe më nuk do të pres.

“Me të thënë të drejtën aq shumë e kanë pështjell edhe më nuk jemi duke e ditur as vet çfarë është duke u bërë. Aq shumë janë duke na gënjyer edhe më nuk po guxoj as që të flas. Mbrëmë na kanë thënë për javën e ardhshme edhe më nuk po guxoj me thënë as javën e ardhshme e as kur. Mirëpo një gjë e di që nëse nuk dalin deri në javën e ardhshme unë do të thërras protestë. Javën e ardhshme do të presim deri më datën 7, edhe më nuk presim asnjë minutë, kjo është shumë e vërtetë që po e them”, ka thënë ai për arbresh.info.

Mirëpo edhe pse kishte thënë që pret që dje të fillojnë të dalin pensionet e veteranëve një gjë e tillë sipas tij nuk ka ndodhur.

“Unë edhe pse kam thënë që të enjten dhe sot besoj që do të dalin pensionet një gjë e tillë nuk ka ndodhur , pra askush nuk ka marr pensione. Po presim edhe sot deri në ora 16:00 çfarë po ndodhë , pra edhe njëherë po e them që nëse nuk dalin deri në javën e ardhshme unë e kam ndërmend të thërras gjithsesi protestë”, ka shtuar Gucati për arbresh.info.

Një veteran merr një pension prej 170 euro në muaj. Nga kjo kategori përfitojnë rreth 33 mijë veteranë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme