Pengoi zyrtarët policor pasi i shqiptuan gjobë trafiku, arrestohet një person

09:18 | 18 Qershor 2024
R J

Policia e Kosovës ka raportuar se është arrestuar një person pasi i njëjti ka penguar disa zyrtarë policor pas shqiptimit të një gjobë për kundërvajtje në trafik.

Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë / 17.06.2024 – 18:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti kishte penguar zyrtarët policor derisa po i shqiptonin një gjobë për një kundërvajtje në trafik. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme