Google ADS

Pengoi policët gjatë kryerjes së detyrës, shoqërohet në stacion policor gruaja nga Vushtrria

11:43 | 18 Tetor 2020
L G

Një grua nga Vushtrria është shoqëruar në stacion policor, pasi ka penguar policët gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri, njofton policia.

“Gjatë inspektimit për masat Covid- 19 e dyshuara femër kosovare ka penguar zyrtarët policor dhe ka refuzuar që të legjitimohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit, e dyshuara është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“E dyshuara është shoqëruar në stacion policor dhe pas legjitimimit dhe intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Të ngjashme