Pengohet ekipi i TV SYRI nga shefi i Repartit të Transfuzionit të Gjakut në Gjakovë

15:48 | 14 Qershor 2022
E.H

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, ka pranuar me shqetësim pengimin e raportimit të Ekipit të TV Syri në Gjakovë.

Sipas ankesës së kolegëve të TV Syri, gazetarja e këtij televizioni, Edmonda Avdija, nuk është lejuar të hyjë në Repartin e Transfuzionit të Gjakut në Spitalin “Isa Grezda”, në Gjakovë, nga shefi i këtij reparti, Kreshnik Abrashi, shkruan arbresh.info.

“Gazetarja Edmonda Avdija nuk është lejuar te hyjë në Repartin e Transfuzionit të Gjakut në Spitalin “Isa Grezda”, nga shefi i këtij reparti, Kreshnik Abrashi, me arsyetimin se më keni publikuar në portal kur jam arrestuar.

Ai e ka mbyllur derën me sjellje të vrazhda dhe ka thënë se derisa është shef këtu nuk keni me xhiru”, thuhet në ankesën e televizionit drejtuar AGK-së.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, e dënon këtë veprim të z.Abrashit, njëherësh cilëson se është shkelje flagrante e së drejtës për qasje në informacion, dhe bie në kundërshtim me vlerat e përgjithshme të lirisë së shtypit dhe shprehjes.

Përpjekja për t’ua imponuar gazetarëve se çfarë të raportojnë, është tendencë për kontrollim të informatave.

AGK-ja, njëherësh inkurajon gazetarët që të vazhdojnë të raportojnë dhe të mos heqin dorë nga informimi i qytetarëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme