Pendohet Blerta Deliu: As nuk kam thënë e as nuk kam menduar dhe as nuk besoj që ata janë “terroristë”

20:29 | 19 Nëntor 2021
L G

Deputetja Blerta Deliu-Kodra ka reaguar  lidhur me debatin që u zhvillua sot në Kuvendin e Kosovës në mes saj dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Deliu-Kodra nëpërmjet llogarisë së saj në Facebook ka kritikuar Ministren Haxhiu, duke shtuar se nuk mendon se pjesëtarët e grupit ‘Kumanova” janë terroristë.

“Në rrethana të këtij diskursi të nxitur nga pushteti, duke u ballafaquar me shpifjet e Ministres Haxhiu, kam cilësuar pa qëllim një rast që ndërlidhë Ministren Haxhiu me familjarë të saj, të cilët nga një entitet i huaj juridik janë akuzuar gjoja për terrorizëm. As nuk kam thënë e as nuk kam menduar dhe as nuk besoj që ata janë “terroristë”’, thotë Deliu-Kodra.

“Ndjej vërtetë keqardhje, që kjo deklaratë e thënë në kontekst të ballafaqimit me shpifjet e Ministres Haxhiu, të mund të ketë lënduar personat në fjalë, familjet e tyre apo çdo kënd tjetër në çfarëdo forme, dhe keqardhja ime është e sinqertë, sepse në asnjë ç’rast nuk ka qenë qëllim i imi, të ketë këso cilësimesh”, shkruan ajo./arbresh.info/

Shkrimi i plotë i Blerta Deliu-Kodra

LEXO EDHE

Deliu më akuza për Ministren Haxhiu: Kunati yt është i arrestuar për terrorizëm në Maqedoninë Veriore – Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme