Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë se mbështesin Kosovën në aspiratat e saj për anëtarësim në NATO.
Ai këto deklarime i ka bërë gjatë konferencës së përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, pas takimit që kanë pasur.
Ai ka thënë se Kosova dhe Maqedonia Veriore janë vende mike dhe duhet të bashkëpunojnë.
Pendarovski tha se u bisedua edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për të cilin tha se e mbështesin.
“Maqedonia e Veriut dhe Kosova si fqinjë natyrisht do të bashkëpunojnë. Jemi dy vende mike dhe duhet të përforcojmë bashkëpunimin bilateral. Para pak kohe u mbajt dhe mbledhja e dy qeverive në Shkup dhe u nënshkruan 11 marrëveshje. Maqedonia Veriore mbështet aspiratat e Kosovës për integrim në NATO. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë që të kemi një rajon të zhvilluar dhe e mbështesim Kosovën në iniciativa rajonale. Ne sot diskutuam edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe e mbështesim këtë dialogë”, tha Pendarovski./arbresh.info/
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...