Ngjarjet politike në vend në vigjilje të formimit të qeverisë së re si edhe pritshmëritë dhe mundësitë për progres lidhur me perspektivat evropiane ishin temat për të cilat biseduan sot presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski dhe euroambasadori, David Geer.
Siç theksoi presidenti Pendarovski në takimin në Kabinetin e tij, Maqedonia e Veriut mbetet e fokusuar në agjendën evropiane dhe e gatshme për dialog me Republikën e Bullgarisë në drejtim të tejkalimit të gjendjes ekzistuese.
Presidenti konstatoi se valorizimi i progresit të shtetit tonë dhe fillimi i negociatave inkuadruese, në pajtim me rekomandimet e Komisionit Evropian, paraqet nxitje shtesë për proceset reformuese, veçanërisht në sferat kryesore si lufta kundër korrupsionit të lartë dhe qeverisja e së drejtës.
Në takim, informoi Kabineti i Pendarovskit, u theksua se fillimi i negociatave inkuadruese me BE-në dukshëm do të reflektohet edhe në bashkëpunimin rajonal, stabilitetin dhe progresin e rajonit.
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024