Ambasadori i Kosovës në RMV, Florian Qehaja, dorëzoi letrat kredenciale te Pendarovski

13:24 | 3 Qershor 2022
Fitore Ajeti

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot ka pranuar letrat kredenciale nga i emëruari i ri për ambasador të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja.

Pendarovski i uroi mirëseardhje ambasadorit Qehaja dhe tha se pret që ai të ketë angazhim profesional në detyrën e re.

“Ju siguroj se Maqedonia e Veriut do të jetë gjithmonë në dispozicion dhe e gatshme për të ofruar ndihmë në angazhimet tuaja në procesin integrues të vendit tuaj, si dhe për zhvillimet e tjera të politikës së jashtme, veçanërisht në fushën e promovimit të bashkëpunimit rajonal”, tha mes tjerash presidenti Stevo Pendarovski.

Ambasadori Qehaja theksoi se do të angazhohet plotësisht për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, shkruan News33.

“Të dy vendet tona përballen me sfida në arritjen e qëllimit për t’u anëtarësuar në BE, për arsye të ndryshme, pavarësisht nga lodhja e herëpashershme si rezultat i procesit të gjatë, prapë do të jemi të pashpresë”, tha ambasadori i sapoemëruar i Kosovës, Florian Qehaja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme