Në lagjen “Arbëria”, në Gjilan aktualisht ka mungesë të furnizimit me ujë, pavarësisht se në Kompaninë Rjonale të Ujësjellësit “Hidromorava” thonë se penda e Përlepnicës e ka mbërri kuotën dhe zonat urbane dhe rurale janë mbushje me ujë.
“Jo, nuk ka ujë në këto momente”, është shprehuar një banore e lagjes për portalin arbresh.info.
Qytetarët në këtë lagje që kanë probleme, të furnizimit me ujë, të vazhdueshme u pyetën pasi drejtori i “Hidromoravës”, Muhamed Sulliqi, deklaroi para medieve se këtë vit do të ketë furnizim të rregullt me ujë.
“Mungesë të ujit mund të kemi vetëm nëse ndodh ndonjë̈ defekt në stacionet e pompimit apo dëmtimit të ndonjë̈ gypi transportues përndryshe ky vit do të ketë̈ furnizim me ujë̈ të rregullt”, ka thënë Sulliqi për Telegrafin.
Pavarësisht këtij deklarimi, kjo lagje në baza ditore ka probleme të furnizimit me ujë.
“Ditën pothuajse kurrë s’kemi, natën vjen. Ndonjë herë vjen edhe ditën, por shumë rrallë”, vazhdon rrëfimin kjo qytetare në kushte anonimiteti.
Qyteti i Gjilanit dhe rrethina me vite të tëra njihet për shqetësimin kryesor që ishte mungesa e ujit të pijshëm.
Aktualisht në këtë lagje nuk është arritur të bëhet as ndonjë orar i furnizimit me ujë, në të cilin do të mund të llogarisnin banorët./arbresh.info/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje