Pelegrinët serbë në Jerusalem te varri i Krishtit: “Kosova është e jona” (VIDEO)

17:55 | 14 Prill 2017
M. A.

Disa pelegrinë nga Serbia sot në Jerusalem kanë kënduar këngën “Oj Kosovo, Kosovo”.

Kënga në fjalë është këngë e folklorit serb, por ku Kosova cilësohet si pjesë e Serbisë, dhe zemra e saj.

Kënga shpesh këndohet nga nacionalistët serbë si shenjë e dashurisë për Kosovën. Videoja që po qarkullon në internet tregon serbët që të veshur me kryqe këndojnë këtë këngë.

Kënga këndohet sot, në ditën që njihet si E Premtja e Madhe, ose e e premtja e Pashkëve, dita kur kryqëzimi i Jezusit përkujtohet në Kishën e Krishterë.

http://www.dailymotion.com/video/x5i9dvb_pelegrinet-serbe-ne-jerusalem_news

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme