“Pelegrinazhin” në Prekaz çdo herë përmbylleni me vizitën në muze

14:08 | 20 Shkurt 2021
A Z

Mjafton të japim pamjet e arsenalit të armëve dhe kuptohet rezistenca e tyre.

Predhat e kalibrave e artilerisë serbe në raport me plumbat e armëve të Jasharajve, automatikun e Ademit dhe pushkën e Hamzës, kjo e fundit punim artizanal.

Është ky muzeu i familjes Jashari në Kompleksin Memorial në Prekaz.

Për ata që e vizitojnë këtë muze, Prekazi cilësohet edhe si vend i shenjtë.

Sa herë vij këtu më kujtohet gjaku edhe i 40 anëtarëve  të familjes sime, thotë Shkumbin Aruçi nga Skënderaj.

“Ky vend është vend i shenjtë. Ky vend ma kujtojn gjenocidin serb dhe gjakun e familjes temë ku i kom 40 anëtar të vrarë në luftë. Vij shpesh për me qetësu mendjen edhe shpirtin”.

Ky vende që gjëmon në veçanti në raste të festave, është vendi që të kthen në kujtesë tërë tmerrin e luftës.

E njëjtë në mendje i vijnë edhe Fetah Begollit.

Ai thotë se çdo milimetër në këtë vend i kujton tmerrin e atyre ditëve të luftës, ndërsa ka vetëm një dëshirë.

“Prej atyre që kanë dhënë më së shumti është familja Jashari. Ne kemi dëshirë ta shohim këtë vend ma mirë, që kur të vijmë këtu t’i themi se Kosova po shkon  përpara. Dashtë Zoti të presim ditë më të mira. Çdo milimetër këtu më kujton atë ngjarje, por prapë po them ishalla ky vend lulëzon pasi mundësinë kemi, tash na duhet punë”.

Se shqiptar anë e kënd vendit ndalen çdo ditë në këtë muze për t’i parë dëshmitë e luftës e thotë edhe ciceroni i këtij muzeu, Xhevat Imeri.

Ai shpjegon se në këtë muze gjenden 50 eksponate të familjes Jashari.

Deri sa thekson se cili është më i veçanti.

“Edhe ditëve të tjera është numër i madh i vizitorëve. Ka shqiptar nga të gjitha trevat, që vinë këtu e vizitojnë këtë muze. Ka rreth 50 eksponate prej mjeteve me çka jonë ushqye e pune gjenden këtu. Është një pushkë e punuar prej Hamzës”.

Vizitorët interesim më të madh shprehin tek automatiku e motori me të cilën lëvizte komandanti legjendar, Adem Jashari, i vendosur në një kënd të këtij muzeu, si dhe tek pushka e Hamzës, punim artizanal./V.Selimi/arbresh.info/

Të ngjashme