Pëlcasin gypat e ujit në rrugën ‘William Walker’ në Prizren

13:01 | 24 Korrik 2019
Arbresh.info

Në rrugën ‘William Walker’ që ndodhet në hyrje të Prizrenit, dhe ndryshe quhet edhe rruga “Te Bellona”, kanë pëlcitur gypat e ujit, gjë që ka shkaktuar rrjedhjen e ujit në asfalt dhe po i pengon automjetet dhe qytetarët gjatë qarkullimit andej, raporton arbresh.info.

Nga ana tjetër qytetarët të cilët nuk pranuan të përgjigjen para kamerave të arbresh.info, thanë që pëlcitja e gypave ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit dhe se për këtë i kanë informuar organet kompetente.

Të pyetur në lidhje me këtë temë, kanë thënë se nuk janë në dijeni për këtë çështje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme