Google ADS

Pejqinoviq – Buriq: Kroacia do ta ndihmojë Kosovën të anëtarësohet në Interpol e UNESCO

11:05 | 14 Mars 2018
Arbresh.info

Ministrja e Punëve të Jashtme nga Kroacia, Marija Pejqinoviq – Buriq ka thënë se Kroacia do ta ndihmoj Kosovën për anëtarësim në Interpol dhe UNESCO.

Pejqinoviq – Buriq tha se pjesëmarrja e Kosovës në këto organizata do ta ndihmonte shumë atë në zhvillim, raporton Arbresh.info.

“Jemi këtu të ndihmojmë që Kosova të futet në Interpol dhe UNESCO. Pjesëmarrja e Kosovës në forumet ndërkombëtare do ta forcoj Kosovën si shtet”, ka thënë Pejqinoviq-Buriq gjatë një konference të përbashkët për media me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli sot në Prishtinë.

Sipas saj, kufizimet që vijnë nga regjimi i vizave pamundësojnë që pasuria që ka Kosova, të rinjtë, të zhvillojnë potencialin e tyre për vete dhe për shtetin e tyre./Arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1722107151187703/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme