Pejë, vdes një 2- vjeçar, u rrëzua në shkallët e shtëpisë

11:00 | 20 Mars 2021
Arditë Shkodra

Një fëmijë i moshës  2-vjeçare është dërguar mbrëmë pa shenja jetë në Spitalin Rajonal të Pejës.

Babai i tij ka thënë se fëmija është rrëzuar në shkallët e shtëpisë, transmeton arbresh.info

Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Fsh,Bokshiq,P ejë 19.03.2021-21:15. Raportohet se në Spitalin Rajonal Pejë, ishte dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar (fëmijë rreth 2 vjeçar). Sipas prindit të viktimës fëmija ishte rrezuar në shkallet e shtëpisë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetët i viktimës dërgohet në IML për obduksion”./arbresh.info/

Të ngjashme