Google ADS

Pejë, qëllon për vdekje një person dhe largohet nga vendi ngjarjes

09:17 | 19 Maj 2021
S D

Një person i panjohur akoma për policinë ka qëlluar me armë zjarri një person tjetër si dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur, shkruan arbresh.info.

Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja  e viktimës ndërsa afër tij është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe disa gëzhoja.

Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në obduksion.

Ngjarja ka ndodhur në Rr. Xhin Gazuli në Pejë.

“Rr. Xhin Gazuli, Pejë 18.05.2021-15:39. Është raportuar  se në rrethana të panjohura, një i dyshuar mashkull  ka qëlluar me armë zjarri për vdekje viktimën mashkull  kosovar  dhe është larguar në drejtim të panjohur. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja  e viktimës ndërsa afër tij është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe disa gëzhoja. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme