KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se furnizimi me ujë për rreth 10 mijë konsumatorët e Pejës është rikthyer.
Sipas njoftimit, sanimi ishte paraparë të përfundonte sot rreth orës 19:00, por që është arritur të përfundoj me herët.
“Pas një angazhimi 10 orësh të inxhinierëve, teknikëve dhe punonjësve të KRU ‘Hidrodrini’, është arritur që në ora 16:30 minuta, të rikthehet furnizimi me ujë në pjesën jugore të Pejës, që përfshinë bahkësitë Territoriale ‘Asllan Çeshme’, ‘Jarina’ dhe ‘Xhemajl Kada’, duke prekur rreth 10 mijë konsumatorë.
Sanimi ishte paraparë të përfundote sot rreth orës 19:00, por falë përkushtimit të ekipeve të KRU ‘Hidrodrini’, është bërë i mundur rikthimi i furnizimit më herët.
Ndërpreja kishte ardhur si pasojë e shpërthimit të gypit kryesor në lagjen ‘Çamëria’ të qytetit, sot rreth orës 05:00 të mëngjesit të hershëm.
KRU ‘Hidrodrini’ apelon tek konsumatorët që së paku gjatë dy orëve të ardhshme, (deri rreth orës 18:30 minuta), ujin, mos ta përdorin për pije, derisa sa të ripastrohet sistemi”, thuhet në njoftimin për media.
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit