Referuar aksidenteve të raportuara deri tani, Policia e Kosovës kërkon kujdes dhe vigjilencë të shtuar në trafik, kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik, veçanerisht drejtuesve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet në përgjithësi.
Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, gjatë muajit shkurt të këtij viti nga njësitet dhe Stacionet Policore janë shqiptuar gjithsejtë: gjashtë mijë e tetëqind e pesëdhjetë e tetë (6858) fletgjoba, për kundërvajtësit të cilët nuk kanë respektuar ligjin mbi komunikacionin rrugor.
Policia në muajin shkurt kishte aktivitet të lartë i cili do të vazhdoj me masat për parandalimin e aksidenteve në zonën tonë të përgjegjësisë.
Mos drejtoni automjetin kur jeni të lodhur apo pa gjumë dhe mos të vozitni nën ndikimin e alkoolit.
Përdorimi i telefonave mobil gjatë vozitjes vlerësohet të jetë mjaft i rrezikshëm dhe ndalohet rreptësishtë gjatë drejtimit të automjetit.
Policia e Kosovës me njësitet e saj po ndermerr dhe do të ndermerr masa rigoroze ligjore ndaj të gjithë pjesamrrësve në rrugë që shkelin ligjin e trafikut dhe zero tolerancë do të aplikohet ndaj tyre, me të vetmin qëllim që të kemi sa më pak aksidente, thuhet në njoftimin për media./arbresh.info/
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim
Dita ndërkombëtare e gatishmërisë epidemike
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Sllatinë dhe vjedhin një pisto...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 300 gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një person në Prizren