Pejë, doli nga vetura për t’u këndellur, rrëshqet dhe bie në humnerë

11:06 | 28 Nëntor 2021
Arditë Shkodra

Një person ka humbur jetën gjatë ditës se djeshme në rrugën nacionale Pejë-Rugovë, pasi kishte dalë nga vetura për t’u këndellur.

Siç thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, personi në fjalë dyshohet se kur është ofruar në cep të një shkëmbi dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në humnerë, transmeton arbresh.info

Zjarrfikësit e kanë nxjerr trupin e viktimës nga uji i lumëbardhit ndërsa mjeku ka konstatuar që trupi është pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Ker Sadria 27.11.2021 – 16:58. Raportohet se në rrugën rajonale Pejë-Rugovë në afërsi të tunelit të dytë, viktima mashkull kosovar pasi nuk është ndier mirë ka dalur nga vetura për tu këndellur  dhe është ofruar në cep të një shkëmbi nga ku dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në humnerë. Njësitë relevante policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit e kanë nxjerr trupin e viktimës nga uji i lumëbardhit ndërsa mjeku ka konstatuar që trupi është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme