Google ADS

Pejë, arrestohet personi që shkruajti në Facebook se ‘Parlamenti duhet të digjet’

10:30 | 25 Prill 2020
Arditë Shkodra

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që i njëjti në rrjetin e tij social në Facebook ka shkruar se “Parlamenti duhet të digjet”.

PK në raportin 24 orës ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit personi është liruar në procedurë të rregullt, transmeton arbresh.info

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , pas  që i njëjti në rrjetin social facebook, ka postuar një foto dhe postuar shkrimi “Parlamenti duhet të digjet. Njerëzit me shumë se për një ndërtesë kanë nevojë për shpresë”. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregull”.

Policia e ka proceduar këtë rast si thirrje për rezistence./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme