Policia e Kosovës– Njësia për Reagim tё Shpejt – Pejë (NJRSH), të hënën rreth orës 21:00, ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë për veprën penale ‘grabitje’.
Në njoftim thuhet se Njësiti për Reagim tё Shpejt (NJRSH), në rrugën ‘Nexhip Basha’ nё Pejë ka ndaluar veturën Ford Fokus me targa vendore, me të ndaluar veturën, pasagjeri, tani i dyshuari, ka dalë nga vetura dhe ka filluar të ikë me vrap, transmeton arbresh.info.
“Zyrtarët policorë janë vënë në ndjekje tё të dyshuarit dhe kanë arritur ta kapin. I dyshuari nuk posedonte dokumente identifikimi dhe menjëherë është arrestuar”, thuhet në njoftim.
Pas verifikimit ka rezultuar se i njëjti ka një urdhër arrest tё lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë dhe me aktvendim të plotfuqishëm të lëshuar nga gjykata e njëjtë, ishte i dënuar me burg në kohëzgjatje prej katër vitesh për shkak të veprës penale, ‘grabitje’.
I dyshuari është dërguar në burgun e Dubravës nё vuajtje të dënimit.
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...