Pejë/ Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’

11:19 | 1 Shkurt 2022
V. S.

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, me datën 15.01.2022, rreth orës 08:40, ka pranuar një informacion se në rrugën “Bill Klinton”, në Pejë, person/a të pa njohur kishin hyrë në një lokal dhe nga aty kanë vjedhur: dy (2) llap top, dy (2) litra alkool dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore,  kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin.

  1. H.                 lindur me                             2001

Pas intervistimit të personit të dyshuar i cili dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera, me urdhër të Prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48- Orësh, thuhet në njoftimin e zyrës për informim në rajonin e Pejës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme