Google ADS

Pejani publikon video intime të ish së dashurës

09:06 | 5 Korrik 2022
Fjolla Bajraktari

Një person në Pejë ka publikuar video incizime intime të ish së dashurës së tij, raporton Policia e Kosovës.

Ai ka hapur llogari në emër të saj, njofton Policia. Si pasojë e kësaj, është arrestuar i dyshuari, shkruan arbresh.info.

“Pejë 03.07.2022 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në vazhdimësi e ka ngacmuar ish të dashurën e tij viktimën femër kosovare. Sipas viktimës i njëjti ka hapur llogari në emër të saj dhe ka publikuar video incizime intime të saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme