Google ADS

Pejani merr veturën me qira dhe ia shet një personi tjetër

13:56 | 31 Mars 2019
L G

Pejani kishte vendosur që veturën të cilën e kishte marrë me qira në një Renta Car t’ia shes një personi tjetër. Duke kryer kështu disa vepra penale, raporton arbresh.info.

Përveç kësaj për  mashtrim, blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara më kryerjen e veprës penale është përfshirë edhe personi tjetër, i cili ka blerë veturën.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili nga viktima mashkull K/Shqiptar kishte marr një veturë me qira dhe të njëjtën ja kishte shitë një të dyshuari tjetër. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa vetura ju ka kthyer viktimës. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme