Një gyp i gjatë disa metra, e me plot mbishkrime, është vendosur përgjatë urës ‘Mihlet Bahqe’ në qendër të Pejës.
Një aktivitet i tillë është organizuar të shtunën nga Shoqëria Civile, si aksion për kundërshtimin e çdo nisme për ndërtimin e hidrocentralit në Lumbardh, raporton KTV.
Slogane si ‘Ta ruajmë lumin para se të jetë tepër vonë’ ; ‘Qytetarët humbin lumin, investitori përfiton miliona euro’, e të ngjashme, janë vendosur përgjatë këtij gypi.
Ndërtimi eventual i hidrocentralit në Lumbardh, sipas organizatorëve të këtij aksioni, do të shkatërronte Lumbardhin, lumë i cili është një nga bukuritë që e identifikon Pejën.
Në ndërkohë, po vazhdon nënshkrimi i peticionit kundër hidrocentraleve që më pas, do të dërgohet në kuvend.
“Kelkos Energy” është kompania e kontraktuar nga Qeveria, e cila është thënë se do të investojë rreth 97 milionë euro për ndërtimin e pesë hidrocentraleve.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...