Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se gjatë vitit 2016 Komuna e Pejës kishte angazhuar 228 punëtorë me kontrata të veçanta dhe me kontrata për detyra specifike. Në raport me vitin paraprak Komuna ka rritur punësimin në këtë formë për 257 për qind.
Shuma të mëdha parash të buxhetit të shtetit edhe më tutje vazhdojnë të shpenzohen për të punësuarit me kontrata të veçanta, të cilët janë punësuar nëpër institucione qendrore e lokale pa iu nënshtruar procedurave të rekrutimit të parapara me ligj.
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në raportin e auditimit “Marrëveshjet për Shërbime të Veçanta dhe Kontratat e Punës për detyra Specifike” ka gjetur se një numër i madh i komunave, por edhe i institucioneve qendrore, kanë angazhuar një numër të madh të punëtorëve në këtë formë, duke shpenzuar kështu nga buxheti i shtetit miliona euro, shkruan “Zëri”.
Në raportin e ZKA-së thuhet se në nivelin qendror në këtë auditim janë përfshirë pesë ministri: Ministria e Administratës Publike (MAP), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) dhe Ministria e Infrastrukturës (MI), derisa në nivelin lokal janë përfshirë gjashtë komuna: Ferizaj, Peja, Gjilani, Prizreni, Suhareka dhe Prishtina./Zëri/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...