Nga fillimi i këtij viti e deri tani nga Policia e Kosovës janë arrestuar 15 persona për veprimtari të ndryshme kriminale.
Kështu bëri të ditur gjatë konferencës së jashtëzakonshme Drejtori i Krimeve Ekonomike në kuadër të Policisë së Kosovës, Bashkim Spahiu, raporton Arbresh.info.
Sipas tij, nga janari e deri më 15 shkurt (sot) nga hetuesit e kësaj drejtorie janë paraqitur 50 kallëzime penale për 80 persona nën dyshimin për veprimtari të ndryshme kriminale.
“Nga 1 janari i këtij viti e deri më 15 shkurt Drejtoria për luftimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit janë iniciuar 45 raste, për të cilat hetuesit e kësaj drejtorie kanë paraqitur 50 kallëzime penale, ndërsa janë arrestuar 15 persona. Në këto 50 kallëzime penale janë paraqitur gjithsej 80 persona të dyshuar për veprimtari të ndryshme kriminale” ka thënë Spahiu.
Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani bëri të ditur se numri i rasteve të veprave penale gjatë kësaj periudhe kohore krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka shënuar rënie.
“Referuar statistikat që ne i posedojmë nga të gjitha drejtoritë rajonale të Policisë së Kosovës, mund të themi se numri i rasteve të veprave penale nga 2478 raste sa kanë qenë në janar të vitit të kaluar, në janar të këtij viti janë evidentuar 2138 raste. Pra kemi rënie të veprave penale për 13. 72 për qind. Ndërsa numri i rasteve në përgjithësi që janë të hapura nëpër të gjitha drejtoritë policore nga 3526 raste sa kanë qenë në janar të vitit të kaluar, këtë vit në periudhën e njëjtë janë 3057 raste, apo 13. 30 për qind raste më pak”, ka thënë Kelani.
Ndërsa sa i përket rajoneve, sipas Kelanit rajoni i Prishtinës për muajin janar ka rënie të rasteve për 18.84 për qind, Prizreni për 9.97 për qind rënie, Peja ka një ngritje të lehtë për 5.54 për qind, Mitrovica e Jugut rënie për 3.75 për qind, Mitrovica e Veriut 14.28 për qind rënie, Gjilani për 16. 42 për qind rënie, Ferizaj ka shënuar rënie për 10.86 për qind, si dhe Gjakova ka shënuar ngritje për 2 për qind më shumë./Arbresh.info
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri