Ish ambasadori Lulzim Peci ka komentuar akuzat e Aleksandar Vuçiq ndaj Rusisë lidhur me protestat e fundit kundër qeverisë së tij.
Peci thotë se nëse i Perëndimi i blen këto përralla, siç i quan ai, do të bjerë në kurthet e ngjashme që i bënte ish presidenti Boris Tadiq për orientimin pro-perëndimor të Beogradit, transmeton portali arbresh.info.
“Nese perendimi i blene perrallat e Vucicit per akuzat publike ndaj Rusise per protestat e para disa diteve ne Serbi, ashtu si si i bleu me rastin spiunimit te ruseve ne dhjetorin e kaluar, duke e lexuar ate si nje lloj c’kapje nga Putini, do te bjere ne kurthat e ngjajshme qe i servonte Tadici per orientimin pro-perendimor te Beogradit”, shkruan ai.
Tutje ish ambasadori thotë se Vuçiq po tenton ta projektojë veten si një Tito i dytë.
“Vucici po tenton ne nje forme ta projektoj veten ne perendim si nje Tito i dyte, qe ju kundervye Stalinit ne vitin 1948. Por, ky mashtrim c’kapje po ndodhe pikerisht atehere kur intenziteti i bashkepunimit me Rusi eshte ne nivelin me te larte, dhe “cuditerisht” per keto “akuza” te Vucicit, nuk ka asnje reagim nga Moska.
“Le te shohim se si do te kembon “ora e Evropes” ne ditet dhe javet ne vijim”, përfundon shkrimin ai./arbresh.info/
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...
Berisha uron Krishtlindjet nga Kisha Katolike: Magjia e kësa...