Ministri i Bujqësisë, Faton Peci sot ka vizituar Bujar e Nimon Berishën në Dobrushë të Istogut.
Sipas ministrit, të dy janë përfitues përfitues të grantit në vlerë prej 61,196 euro për renovimin e depos për ruatjen e pemëve dhe perimeve me sipërfaqe prej 600 m², shkruan Arbresh.info.
“Ata janë kultivues të patates ku vetëm vitin e kaluar kanë kultivuar 13ha,ndërsa sipërfaqja e mbjellë me grurë ishte rreth 100ha. Pemishtja e ngritur me mollë me një sipërfaqe prej 6ha, Bujarit dhe Nimonit u ka dhënë një mesatare prej 70,000 kg/ha.”, ka shkruar Peci.
“Përpos hektarëve në pronësi, ata kanë mirëmbajtur dhe vjelur frytet edhe të 1.5 ha me mollë, pemishte kjo e marrë me qera.”, ka shtuar ai.
Ndër të tjera, Peci ka thënë se investimi në depo të ruajtjes së pemëve dhe perimeve plotëson zinxhirin e vlerës, i jep vlerë të shtuar produktit si dhe rritë jetëgjatësinë e tij./Arbresh.info/
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...