Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar fermerin Shukri Konxheli nga Teqeja e Lipjanit, i cili është përfitues i mbështetjes financiare me mbi 96 mijë euro.
Me anë të një postimi në Facebook, ministri shkruan se fermeri mjetet e tij do t’i përdor vetëm për investime në ndërtimin e stallës për lopë qumështore në kuadër të Programit për Zhvillim Rural/Grante 2022.
“Shukri Konxheli është një fermer i vyer e punëtor i cili na priti këtë mëngjes. Pas aplikimeve të pa sukses për më shumë se një dekadë, ai është përfitues i mbështetjes financiare në vlerë prej 96,100€ për investime në ndërtimin e shtallës për lope qumështore me infrastrukturë përcjellëse, në kuadër të Programit për Zhvillim Rural / Grante 2022”, ka shkruar Peci.
Tutje Peci shkruan se investimet e tilla që shkojnë në vendin e duhur mundësojnë zhvillimin e sektorit të bujqësisë e ngritjen e kapaciteteve prodhuese.
“Rreth 40 hektar tokë të mbjella me drithëra e mbi 65 krerë lopë e viça, Shukriu dëshmon se fermerit punëtor i flet rezultati i punës.
Investime të tilla, që shkojnë në vendin e duhur mundësojnë zhvillim të sektorit të bujqësisë, ngritje të kapaciteteve prodhuese e njëherit edhe forcojnë bindjet e fermerëve se shteti është afër tyre”, ka përfunduar shkrimin ai./Arbresh.info/
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”