Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë ditës vizitoi fermerët Gazmend dhe Ridvan Emini nga fshati Ribar i Vogël i komunës së Lipjanit, të cilët konsiderohen shembull pozitiv i kontributit për atdheun, pasi gjithë investimin nga puna në mërgim e kanë investuar në Kosovë, duke ngritur fermën në të cilën mbarështojnë e rrisin nga 150 deri në 400 viça për majmëri.
Ministri Peci i përgëzoi vëllezërit Emini për punën dhe kontributin e tyre dhe të njëjtit i njoftoi me risitë e Programit për Pagësa Direkte për këtë vit.
“Duhet ta theksojmë se Programi për Pagesa Direkte / Subvencione 2023, përmes Udhëzimit Administrativ qartëson dedikimin e këtyre mjeteve financiare për bujqit që punojnë tokën, edhe në rastet kur atë tokë e marrin me qira. Thënë ndryshe mbështetja financiare është e dedikuar për bujqit që investojnë djersë e mund e jo për pronarët e tokave / qiradhënësit”, theksoi Peci.
“Ajo çka i veçon Gazmendin e Ridvanin në këtë aktivitet blegtor është vendimi që së bashku nga Zvicra, të investojnë në vendlindje me një infrastrukturë të kompletuar bujqësore, në shtallë moderne sipas standardeve e mekanizëm bujqësor” thuhet në njoftimin e MBPZhR.
Krahas aktiviteteve në fermë, njëherit kultivojnë rreth 100 hektarë me grurë e misër./Arbresh.info/
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...