Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci ka raportuar sot para anëtarëve të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor.
Ministri Faton Peci i njoftoi ata për situatën faktike të gjendjes financiare në këtë dikaster si dhe angazhimet e tij gjatë 100 ditëshit të qeverisjes kundrejtë përmirësimit të kësaj gjendje. Ndër çështjet me të cilat është ballafaquar ky institucion, Ministri Faton Peci theksoi adresimin e çështjes së pagesave të subvencioneve të dyta nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike dhe formimit të Task Forcës për ri-verifikimin e lëndëve si dhe procedimin e mëtutjeshëm të pagesave.
Gjithashtu Ministri i njoftoi deputetët e pranishëm edhe për kompensimin e dëmeve në bujqësi me vlerë prej 1.3 milionë ku kjo shumë mbulon 30% të dëmit total të krijuar për dallim nga vitet e tjera kur ky kompenzim është realizuar në vlerën prej 20%.
Poashtu në kuadër të paraqitjes së tij para komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, Ministri Faton Peci i njoftoi deputetët prezent edhe për agjendën legjislative të kësaj Ministrie si dhe angazhimin e tij në hartimin e politikave të duhura zhvillimore për qëllim të avancimit të mëtutjëshëm të sektorit të bujqësisë si një prioritet i së ardhmes për zhvillim ekonomik të vendit./arbresh.info/
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...
Ish-koloneli për armatimin: Banjska qe e përgatitur, aksione...
“Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale!” Australia, gati nda...
Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ish...
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...
Edi i hedh kunja Gjestit: Burri që o burrë duhet me i peshu ...