Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci priti sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, George Schnetzer, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, si dhe për projektet zhvillimore të MBPZhR-së për këtë vit.
Në komunikatën për media nga kjo ministri thuhet se gjatë këtij takimi, Peci e ka njoftuar homologun e tij austriak edhe me prioritetet e politikave bujqësore, duke theksuar se këto politika janë avancuar viteve të fundit, e në të cilat përfshihet edhe thellimi i bashkëpunimit me shtetet evropiane.
Me këtë rast Peci e ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm mes të Kosovës dhe Austrisë në fushën e bujqësisë përmes projekteve të shumta zhvillimore për fuqizimin e mëtejmë të sektorit.
“Në këtë takim diskutuam për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë, si dhe për mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi edhe në sektorë të tjerë të bujqësisë. Për të konkretizuar këtë bashkëpunim gjatë këtij viti, u pajtuam që të ndërmarrim edhe hapa dhe veprime konkrete, të cilat do t’i kontribuojnë zhvillimit dhe avancimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë në vend”, tha Ministri Peci, përcjell Arbresh.info
Nga ana e tij, ambasadori i Austrisë në Kosovë, George Schnetzer, ritheksoi edhe njëherë gatishmërinë e shtetit të tij për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve, me qëllim të zhvillimit të këtij sektori.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...