Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se Suedia ka financuar disa projekte transformuese në sektorin e pylltarisë në Kosovë.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka theksuar se me shtetin suedez takimi është zhvilluar për bashkëpunim më të thellë ndërshtetëror, shkruan Arbresh.info.
“Suedia ka financuar disa projekte transformuese në sektorin e pylltarisë në Kosovë të cilat kanë ndikuar në reduktimin e prerjeve ilegale përmes zbatimit të Strategjisë për Zhvillimin e Pylltarisë 2022-2030 dhe punës së Task Forcës për mbrojtjen e pyjeve.”, ka shkruar ai.
Sipas tij nga viti 2021 deri në 2023, janë pyllëzuar rreth 1.5 milion fidanë ndërsa konteksti i digjitalizimit është në proces të investimit të 1.5 milionë eurove për realizimin e Kadastrit Pyjor.
Ministri i Bujqësisë ka thënë se po hartojnë planin kombëtar për menaxhimin e gjuetisë, faunës së egër dhe ekoturizmit, dhe kemi krijuar 7 njësi emergjente për trajtimin e zjarreve pyjore.
“Sektori pyjor kontribuon ndjeshëm në ekonominë e vendit e në këtë mënyrë synojmë zbatimin e Objektivit të 15-të të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Duaj dhe ruaj pyjet!”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek