Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës

15:27 | 22 Nëntor 2024
L G

Ministria e Bujqësisë duket se është shndërruar në “Zyre për punësim të familjarëve nga Vetëvendosje e Guxo”.

Pas raportimeve për punësime të shumta të familjarëve të zyrtarëve politikë e institucional aty, një raportim tjetër u bë sot.

Në kuadër të ministrisë, saktësisht në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë është punësuar hiç më larg se motra e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Magbule Hyseni është motra e ministrit Sveçla e cila u emërua zyrtare e lartë e pagesave direkte, në kuadër të shërbimit civil.

Ky punësim theksohet se u bë më 2 shkurt 2022. Kështu bënë të ditur analisti dhe gazetari Lirim Mehmetaj në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Duhet përkujtuar që pikërisht Ministria e Bujqësisë i dha grant 100 mijë euro, vëllait të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.

Duke mos e lënë me kaq, kjo ministri “shpërbelu” me grant 100 mijë euro edhe dajën e Fitore Pacollit.

E në kuadër të kësaj ministrie u punësuan edhe asistente nga partitë, e miq të tjerë të ministrit Faton Peci e dostave të tij që nga hyrja në politikë, e më parë.

Vetëvendosje që në fillim thirreshin në luftim të nepotizmit, por raportimet e fundit në lidhje me punësimet e shumta e të vazhdueshme tregojnë qartë se në fakt bënë të kundërtën- e ngritën nepotizmin./Arbresh.info/

Të ngjashme