Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka njoftuar se Behgjet Kajtazaj nga Kolldernica e Skenderajit është përfitues i grantit prej 95 mijë eurosh nga Programi për Zhvillim Rural.
Përmes një postimi në Facebook, Peci shkruan se angazhimi i Kajtazajt në sektorin e bujqësisë për më shumë se dy dekada ka marrë tjetër dimension falë përkrahjes institucionale pas shumë përpjekjeve për vite të tëra, shkruan Arbresh.info.
“Në vitin 98′ la Gjermaninë dhe iu bashkua forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në thirrjen për mbrojtjen e atdheut. Angazhimi i tij në sektorin e bujqësisë për më shumë se dy dekada tashmë ka marrë tjetër dimenzion falë përkrahjes institucionale pas shumë e shumë përpjekjeve për vite të tëra.”, ka shkruar ministri Peci.
“Behxhet Kajtazaj nga Kllodernica e Skënderajt është përfitues i grantit prej 95,330€, për ngritje të pemishtes me kumbull në sipërfaqe prej 3.00 ha në Kostërc përfshirë këtu infrastrukturën komplete, blerjen e mekanizmit bujqësor, traktorit si dhe investimin në pajisje efiçente për prodhim të energjisë nga burimet e ripërtëritshme.”, tha ai.
Sipas ministrit Peci, shpërndarja e përfituesve të Programit për Zhvillim Rural, nuk ka qenë asnjëherë kaq e rajonalizuar e meritore për secilin bujk në çdo cep të Kosovës.
“Tek bujqit drenicas pashë falenderim e mbështetje ndaj meritokracisë e qeverisjes së mirë. Bashkë, arrijmë qëllimin e përbashkët; zhvillimin ekonomik e fuqizimin e sektorit të bujqësisë.”/Arbresh.info
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane Karbohidrate Kartotat dhe Barishtet Jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën