Peci shkarkon nënkryetaren e Zveçanit: Nuk i shërbeu qyetetarëve të komunës

15:56 | 7 Korrik 2023
Arbresh

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci ka njoftuar se ka shkarkuar nga detyra nënkryetaren e komunës, Sladjana Pantovic.

Peci përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ky vendim  ka ardhur si pasojë e mospërmbushjes së detyrave nga ana e saj, tejkalim i kompetencave si dhe mos punës në shërbim të të gjithë qyetetarëve të komunës, shkruan Arbresh.info.

“Sot kam vendosur që ta shkarkoj nga detyra nënkryetaren e komunës, zonjën Sladjana Pantovic. Ky vendim vjen si pasojë e mospërmbushjes së detyrave nga ana e saj, tejkalimit të kompetencave, si dhe mos punës në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës.”, ka shkruar Peci./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme