Rezolutën e OKB-së për dënimin e Rusisë për nisjen e pushtimit të Ukrainës dhe pezullimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara, drejtori Institutit KIPRED, Lulzim Peci, po e sheh si mundësi të mirë për Kosovën, që të rivendos kontakte vendet që kanë tërhequr njohjen e Kosovës.
Ish diplomati Peci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Një numër i vendeve që i kanë ngrirë apo tërhequr njohjet e Kosovës, dhe atë me ndikimin direkt të Rusisë, janë duke e tërhequr përkrahjen e tyre ndaj Kremlinit, dhe kjo po shihet sidomos nga dy votimet e fundit të Asamblesë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara në lidhje me agresionin rus në Ukrainë”.
“Kishte qenë mirë që MPJ e Kosovës të shfrytëzojë këtë rast që të rivendosë kontaktet me këto shtete dhe t’i rikthejë prapa këto njohje të humbura”, ka shkruar Peci./arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...