Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë konferencës së mbajtur sot ka potencuar se do të rrisin buxhetin për vitin e ardhshëm.
Ai ka thënë se kanë gjetur 40 milionë euro detyrime ndaj bujqve kryesisht subevcione , dhe ka qenë e pa mundur shpallja për mjete shtesë që do të mund të fitonin në këtë rast të gjithë ata prodhues vendor dhe bujqësor.
“Natyrshëm do të rrisim buxhetin kur kemi parasysh që rritja ka ndodhur edhe gjatë këtij viti për shkak se shpallja është mundësua vetëm pas vendimit qeveritar për mjete shtesë për shkak se me 40 milionë euro me obligime dhe borxhe që ne kemi gjetur shpallja e programit të ri ka qenë e pa mundshme ndërsa është mundësua vetëm pas vendimit qeveritar për mjete shtesë”.
Po ashtu Peci gjatë kësaj konference ka cekë se me fillim vit do të shkojnë me shpallje dhe kështu do të jetë më madhe edhe rritja e kontrollit dhe transparencës, po ashtu rritja do të ndodhë për të gjitha kategoritë brenda sektorit, këtu përfshihen drithërat, pemët dhe perimet dhe blegtorët./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...